Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un thuhet se i ka mohuar Vladimir Putinit ndihmën për pushtimin e tij në Ukrainë, duke i thënë atij se është “shumë i çmendur”.

Pretendimi vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në javën e tretë, ndërsa raportet flasin për një Vladimir Putin të tërbuar që mendon t’i kthehet “planit B”,  armëve jokonvencionale.

Rusia pretendon se ka siguruar të gjithë rajonin e Khersonit pasi pushtoi për herë të parë qytetin disa ditë më parë. Por mbrojtësit ukrainas mbeten sfidues dhe vazhdojnë të shënojnë fitore taktike në terren.

Kanë dalë raporte që tregojnë se Rusia ka humbur deri në 13,500 trupa në konflikt, së bashku me një mori asetesh, shkruan Mirror.

Rusia dyshohet se i ka kërkuar Kinës ndihmë financiare dhe ushtarake në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Por Kina e ka hedhur poshtë këtë. Rusia që i bën thirrje Koresë së Veriut për ndihmë nuk duhet të jetë befasi, pasi Pheniani ka qenë historikisht një aleat kyç i Moskës përmes lidhjeve të saj historike me epokën komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Kim ndërkohe mohoi ndihmën e Putinit, sipas autores së XSoviet-News, Sarah Hurst. Duke postuar në Tëitter ajo pohoi: “Rusia thuhet se i ka kërkuar ndihmë Koresë së Veriut për dështimin e pushtimit të saj. Koreja e Veriut u përgjigj: “Ti je shumë i çmendur për ne”.

Raportet e kësaj natyre nuk janë verifikuar nga burime të tjera. Pavarësisht mungesës së ndihmës aktive, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbështetur më parë publikisht presidentin Vladimir Putin për veprimet e tij në Ukrainë. /abcnews.al