Kim Kardashian është një ndër personazhet publik më të komentuar në mbarë botën. Ylli televiziv ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa poza seksi, për të falenderuar 225 milion ndjekësit e saj në Instagram.

40-vjeçarja është bërë së fundmi personi i 7-të më i ndjekur në botë në këtë rrjet social, pas Cristiano Ronaldos, Ariana Grandes dhe motrës së saj Kylie Jenner.

Ajo shihej e veshur me bikini të zeza ndërsa shijonte diellin në shezlongun para pishinës së saj luksoze. Sakaq, kujtojmë që miliarderja i dha pak muaj më parë fund martesës gati 7 vjeçare me reperin e famshëm, Kanye West. /abcnews.al