Home SPORT Kimmich i gatshëm që të vaksinohet kundër Covid-19

Kimmich i gatshëm që të vaksinohet kundër Covid-19

16

Mesfushori i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Gjermanisë Joshua Kimmich është i gatshëm që të marrë vaksinën kundër Covid-19 pas disa muajve që e ka lënë pezull këtë vendim.

26 vjeçari ishte në fokus të mediave në muajin tetor, kur edhe e shpjegoi që nuk dëshiron ta marrë dozën e parë për shkak se besonte që nuk ka kërkim të duhur në efektet afatgjate.

Kimmich nuk është paraqitur për Bayernin që nga 6 nëntori pasi që i ishte dashur për herë të dytë që të vet-izolohet për shkak se kishte pasur kontakte me persona që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

Më pas, ai ishte infektuar me Covid-19 dhe këtë javë u raportua që lojtari do të mungojë deri në vitin 2022 për shkak të disa problemeve në mushkëri