Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët pasi kishin fshehur në makinë 39 doza kokainë dhe 560 euro cash.

Dy të rinjtë shqiptarë, 32 dhe 33 vjeç u përgjuan nga Karabinierët e Jesit, të cilët pas hetimeve i arrestuan për posedim droge me qëllim tregtimin.

Pasditen e djeshme dy shqiptarët dolën para Gjykatës dhe u dënuan me 3 vite burg secili.

Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës. Dy shqiptarët u ndaluan nga karabinierët e stacionit Chiaravalle gjatë një shërbimi patrullimi. Pasi u kontrollua makina u gjetën 26 gram kokainë e ndarë në 29 doza. Kokaina ishte fshehur në tapetin e makinës. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 560 eurosh cash.

Droga ishte e destinuar  për në sheshin Chiaravallese  në veçanti, por jo vetëm./Abcnews.al/