Deputeti zbuloi se personi në fjalë kishte 23-vite që punonte në Bashkinë e Lushnjës dhe u hoq për shkak të lidhjeve të gjakut që kishte me të.
Ai shton se ajo që e bën akoma më dramatike këtë histori është vendimi për kthimin në punë, i cili u morr kur personi në fjalë kishte ndërruar jetë.
Korreshi shtoi se të ngjashëm me këtë rast janë dhe shumë të tjerë në terren, ku individë me lidhje me Partinë Demokratike hiqen me të padrejtë nga puna për t’i hapur rrugë militantëve të PS-së.
“Numri i vendimeve që kanë ankimuar një vendim të DAP-it është 412, 85% e tyre kanë fituar gjyqet. Kosto e jashtëzakonshme për shtetin, po ku doni t’ia dini ju. Ju i hoqët se donit t’i hapnit vend ca votave të PS-së. Nuk mund t’i lëmë ata të PD-së.
Më e keqja është se nuk i ekzekutoni vendimet për rikthimet në punë. Mbas 23 vitesh ka ikur një rast në Lushnje nga Bashkia, e keni larguar ju. Erdhi vendimi për rikthimin në punë. Po, por pasi kishte vdekur. Pse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Ja kjo ka ndodhur në Lushnje. Kjo është dramë shqiptare. Vendimi për rikthimin në punë vjen pasi vdes. Nëse bëni raport, mos hajdeni në parlament pa ditur realitetin. Të gjithë e dimë realitetin, po askush prej jush nuk ka guximin ta shkruaj në raport. Kjo ndodh në terren. Hajde shikoni çfarë po ndodh tani sipas oreksit kush është në krye të tavolinës, ashtu ndërrohen dhe pjatat”, tha Korreshi