Gjykata ka dhënë sot vendimin për Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri ish-mikun e tij Gazmend Hyseni.

30-vjeçari është lënë në burg nga gjykata, në vendimin e së cilës thuhet se krimi ishte i parapërgatitur dhe se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme mes dy ish-shokëve.

Qëndrim Januzi akuzohet se qëlloi 7 herë për vdekje bashkëmoshatarin e tij dhe rrezikoi jetën e personave të tjerë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas avokatit të autorit të dyshuar, Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati Zenuni tha se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pytje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha ai për Gazetën Express.

Krimi i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës jashtë ambienteve të një marketi në Ferzaj

Pasi 30-vjeçari qëlloi Gazmend Hysenin, ai tentoi të largohej nga vendngjarja por u përball me disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht në vendngjarje.

Efektivët po transportonin një të arrestuar në paraburgim dhe po blinin ujë në market, kur vunë re të riun me armë në dorë.

Ata i bënë thirrje të ndalojë, por dyshohet se Qëndrim Januzi i drejtoi armën. Në këtë moment një prej policëve qëlloi drejt tij duke e plagosur në nofull.

30-vjeçari iu nënshtruar një operacioni në QKUK të shtunën dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklaratave të vëllait të tij, reperit Buta, gjatë një interviste në T 7, ai ka qenë dënuar me 3 vite burg për tentativë vrasjeje dhe ishte liruar nga burgu në vitin 2016./panorama.al