Është publikuar foto e 28-vjeçares shqiptare Danjela Neza, e cila u vra me plumb në kokë nga ish partneri i saj.
Ky i fundit me origjinë nga Guines nuk pranonte ndarjen nga ajo. Foto e së resë është publikuar nga babai i saj.27-vjeçari pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e kishte vrarë. Karabinierët kanë mbërritur menjëhetë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin. Po ashtu mbërriti dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja kishte ndërruar jetë.