Manchester City e ka regjistruar edhe fitoren e dhjetë radhazi në Premierligë, për të vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e mposhti Leeds Unitedin. Ndeshja e zhvilluar sot në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.

Të dy golat e fitores për “Qytetarët” u shënuan nga Ilkay Gundogan (19′, 27).

Reprezentuesi gjerman e lëshoi një mundësi të artë për të realizuar het-trik, pasi dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 84-t.

Rodrigo (85′) e shënoi golin e vetëm për skuadrën mysafire. Manchester City pas kësaj fitore ka 82 pikë dhe prin në tabelë, tani me katër pikë më shumë se Arsenali.

Leeds United ndodhet në pozitën e 17-të me 30 pikë.