Në 22 qershor në Tokio, Nihonbashi, u hap kafeneja e më e re e “drejtuar” nga robotët. Ndryshe nga Shinjuku’s Robot Restaurant, ku njerëzit vishen si robotë, Dawn Avatar Robot Café përdor robotë të vërtetë për t’i shërbyer klientëve. Ju mund të mendoni se nëpërmjet këtij veprimi kafeneja ul numrin e personave të punësuar, por është krejt e kundërta. Në këtë kafene janë punësuar persona me aftësi të kufizuara. Ja se si funksionon kjo “simbiozë”.

Robotët kontrollohen pikërisht nga këto persona përmes internetit dhe funksionojnë si një avatar për njerëzit që nuk mund të largohen nga shtëpia për periudha të gjata për shkak të aftësive të kufizuara që kanë. Kjo ide inovative vjen nga Ory Laboratory Inc., një kompani robotike nga Japonia që po punon për të krijuar kushte më të përshtatshme për të gjithë personat. CEO-s Kentaro Yoshifuji i erdhi kjo ide pasi ai shpenzoi pothuajse 3 vite i shtritë në shtratin e spitalit.

Robotët OriHime-D janë 120 cm të gjatë dhe janë të pajisur me kamera, mikrofonë dhe dhe një speaker në mënyrë që personat që i komandojnë të komunikojnë me klientët. Në ditët e sotme është e vështirë për disa persona që të integrohen normalisht si të gjithë të tjerët për shkak të aftësive të tyre të kufizuara, duke përfshirë këtu dhe gjetjen e një pune.

Kjo është një mundësi tepër e madhe për t’u socializuar dhe për të ulur ndjesinë e izolimit që mund të vijë me aftësitë e kufizuara.