Nga Erion Murataj!

Të  besosh në ëndrra është njerzore. Në fakt ne të rinjve të sotëm na i kanë vrarë ëndrrat .

Nuk na i kanë vrare pa dashje as pa qëllim konkret, përkundrazi është misioni i një grupi njerzish që e quajnë veten “lider”. Lider me besën e dhënë nga prindërit tanë dhe thyerjen e saj me pafytyrësine e tyre .

Përpara kemi nje mision historik ,atë të ngjalljes së shpresës që shumë bashkëmoshatarë tanë , bij e bija nënash kanë shkuar si shtegtarë rrugëve të Evropës për ta gjetur . Kemi misionin që ti bëjmë njerzit të ndjekin ëndrrat e tyre prane njerzve të tyre më të dashur. Kjo nuk eshtë një betejë elektorale por një luftë me një tumor që ka shtrirë metastazat e tij në çdo vatër shqiptari . Një kastë që e konsideron veten si sundimtar dhe jo bashkëudhetarë të njerzve .

Ne, nuk duhet të fitojmë vetëm për të marrë pushtetin, ne duhet të hapim një kapitull të ri ku të jemi të gjithë njerëz të lirë. Të shantazhosh me bukën e gojës atë që të ka dhenë privilegjin e përfaqësimit është kriminale. Të tradhëtosh besimin e atij që të besoi  oponencën vetëm e vetëm se s’të  dha pushtetin është e pisët. E pra, asnjëri nga këta se meriton emrin “shqiptar”! Më  25 prill ata nuk garojnë për shqiperine por për “nënën parti”.

Për ta nuk ka Shqipëri por ka vetem ngjyra që i ndezin a zbehin sa herë u’a do interesi personal i xhepit . Sepse na shohin si bagëti për t’u mjel dhe kur kanë uri mund të na bëjnë dhe kurban. Pretendojnë  respekt e pë rulesi kur kalojnë në rrugë a koridore institucionesh por harrojnë se janë fal nesh aty. Në 25 prill duhet t’ua themi se koha e nderimeve mbaroi. Se njerzit s’mund të jenë peng i fatit që ata i kanë rezervuar me arrogancën e tyre. Përkundrazi! Çdo popull fatin e tij e bën vetë. Dalin nëper dritaret e blera të emisioneve e flasin për të mëdhenj e për të vegjël duke harruar se të medhenj i kemi bërë pikerisht ne, qytetaret e këtij vendi. Thonë se te rinjtë s’kan shanse se s’kanë eksperience. E vërtete! Nuk e kanë eksperiencën për të qenë të pisët dhe të luajnë lojën tuaj të felliqur. Por harrojnë se kur për herë të parë kërkuan besimin e njerzve ishin fare të rinj dhe shfrytezuan shpresën e një populli të shtypur, dashurinë e tij për liri dhe demokraci dhe ëndrren e tij për një Shqipëri europiane. Koha e nderimeve për ju ka mbaruar.

“Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë”.