“Kam një lloj presioni për këto zgjedhje. Jo se jam në atë pozicion në listë por e ka çdo kandidat. Këtu nuk është fjala matematike. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky ekip nuk është mbijetese por ekip shprese dje bën një diferencë shumë të madhe me ekipin përballë që po përpiqet të mbijetojë në politikë. Ekipi jonë I bën të qartë të gjithë njerëzve, tani jemi shumë

Afër për të shkruar historinë për marrjen e mandatit të tretë. Përballë ekipit të mbijetesës ne kemi ardhur pa diskutuar me njëri-tjetrin se kush është i pari, i dyti, i treti. Ne jemi një ekip ku të gjithë bashkë ja kemi vënë vetes qëllimin që konkurrencën kryesore e kemi me kundërshtarët tanë dhe jo me njëri tjetrin. Vota për secilin është në radhë të parë votë për PS, për të vazhduar këtë ndryshim që ngjan edhe si ky stadium I ri që themeli e ka te Qemal Stafa por këtu po ngrihet një gjë e re. Në Tiranë flenë krye-ëndrrat, prandaj kemi detyrimin për të bërë fushatë”, u shpreh Majko.

Faxnews