Ikea Sjömärke instructions

Kjo pajisje nuk është e njejtë me shumicën e karikuesve të tjera wireless, ku ju vendosni smartphone-in ose kufjet direkt mbi të. Përmes Sjömärke ju mundeni tashmë ta instaloni atë nën tavolinën tuaj, dhe sa herë që ju ta vendosni smartphone-in në vendin e caktuar, ai do të fillojë të karikohet.

Distanaca minimale e pajisjes $39.99 nga smartphone-i duhet të jetë 8mm, dhe IKEA rekomandon përdorimin e saj në një sipërfaqje të trashë 1-2cm.

Drita LED që ndodhet në këtë pajisje tregon për statusin e karikimit, ndërkohë që karikuesja wireless është e pajisur dhe me monitorim energjie dhe temperature. Ajo është e përshtatshme me profilin më të fundit Qi 1.2.4, pra ju mund të prisni që ajo të karikojë smartphone-in me 5W. Megjithatë është mjaft impresionues fakti që ju mund të karikoni pajisjen tuaj vetëm duke e vendosur atë në tavolinë, aty ku qëndron zakonisht dhe nuk keni nevojë që të lidhni kabuj të tjerë.

Një zëdhënës i IKEA tregoi se Sjömärke do të dalë në shitje në muajin tetor në SHBA dhe në vende të tjera.