Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Opinion” përballë Blendi Fevziut.
Paralel me kreun e PD-së në emisionin “Top Story” është i ftuar kryeministri Edi Rama i cili sipas ish-kryeministrit mbrëmjen e sotme ka pronotuar tre studio televizive ku dhe ka kërkuar që mos jetë i pranishëm asnjë i ftuar.
“Drama nuk zhvillohet në Parlament por në Surrel. Je në dijeni apo jo.? Sonte ka pronotuar tre studio televizive me kushtin që asnjë nga të pranishmit përveç moderatorit të mos lejohet të bëjë asnjë ndërhyrje. Madje në Top Channel fobia ka arritur në përmasa. E ka kërkuar studion bosh, ka thënë unë hy në skype nës Luçiano Boçi nuk do të jetë aty. Tani kur ke një të sëmurë të tillë nga frika kuptohet parlamenti.
Kjo që ky ka bërë ai sot mediave hyn në Gines. Si mund të pranohet ai. Sepse është e lidhur me atë që ndodh në Parlament”, tha Berisha.