Inxhinierët nga University of Delaware kanë zhvilluar një metodë të re për të kapur 99% të dioksidit të karbonit nga ajri duke përdorur një sistem elektrokimik të fuqizuar nga hidrogjeni.

Ky sistem i ri, i prezantuar në revistën prestigjoze Nature Energy, nisi nga hasja e një pengese në një tjetër projekt. Ekipi pas kësaj teknologjie po punonte fillimisht në qelizat e karburantit hydroxide exchange membrane (HEM), një alternativë më e lirë dhe më miqësore me mjedisin në krahasim me karburantet e bazuara në acide. Ndërkohë që punonin në këtë teknologji, ato hasën një pengesë shumë të madhe, pasi qelizat e karburantit HEM ishin shumë të ndjeshme ndaj dioksidit të karbonit në ajër, duke e bërë shumë të vështirë që bateritë të funksiononin siç duhet.

Spiral-Wound-Module-Fuel-Cell.jpg

Disa vite më vonë, ato provuan të luftonin efektet e dioksidit të karbonit në qelizat HEM dhe tashmë po e përdorin atë për një avantazh të përgjithshëm. “Sapo ne filluam të kërkonim mbi mekanizmin, ne kuptuam se qelizat e karburantit po kapnin çdo copëz të dioksidit të karbonit që afrohej pranë tyre, dhe ato ishin shumë të afta në ndarjen drejt anës tjetër.” tha bashkëautori Brian Setzler.

Rezultoi më pas që metoda jonë ishte tepër efektive. Ne mund të kapim deri në 99% të dioksidit të karbonit në ajër me një kalim nëse krijojmë një dizajn të mirë.” tregoi profesori Yudhan Yan.

Sipas studiuesve, një pajisje me madhësi sa një kanaçe pijesh freskuese arrin të filtrojë rreth 10 litra ajër në minutë dhe kap 99% të dioksidit të karbonit gjatë këtij filtrimi