Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me faktin se e përjashtonte koalicionin me LSI-në, nëse nuk siguronte mandatet e mjaftueshme pas 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Rama tha se me LSI-në në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të bënte koalicion, ndërkohë që nuk e përmendi PD-në.

PJESE NGA BISEDA

Gazetarja: Z. Rama ju kërkoni mandatin e tretë pa koalicion. Po nëse rezultati i zgjedhjeve dikton diçka tjetër, i përjashtoni koalicionet paszgjedhore, me LSI apo me PD?

Rama: Ata kanë bërë një kontratë parazgjedhore dhe pastaj janë future në zgjedhje veç e veç. Kjo është e pandodhur, është diçka shumë domethënëse. Kontrata e tyre parazgjedhore është në fakt një kontratë që noterizon pengmarrjen e Lulit nga Monika për llogari të Ilirit dhe të Saliut. Iliri dhe Saliu duan me çdo kusht që të garantohen që Luli nuk ju del nga duart. Monika është garantja e kësaj nevoje përmes një kontratë e cila ka edhe një pjesë të fshehtë. Në pjesën e fshehtë janë ndarë edhe detyrat dhe kapja prej fyti e Lulit është bërë shumë e strukturuar. Por thënë kjo, Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë sepse PS do të marrë një rezultat që nuk do të jetë asesi më i ulët sesa rezultati që mori në 2017-n. Madje do të jetë më i lartë se rezultati që mori në 2017-n, nuk ka asnjë mundësi që Partia Socialiste të bjeri nën numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë sepse nuk ka ku bie. Janë numra, nuk është çështje opinionesh dhe ky është një spekulim. Natyrisht që po, do të ishte shumë e rëndësishme dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia që klima e marrëdhënieve mes palëve të ndryshojë sepse nuk mund të vazhdohet kështu.

Gazetarja: Po nëse do të duhej, do të anonit më shumë nga PD apo LSI?

Rama: Kjo është një pyetje që unë nuk besoj se ka dyshim. Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye.

Gazetarja: Nëse do ju duhej ndihmë për një mandate për të plotësuar a do të ishte Tom Doshi një aleat i juaji në këtë rast?

Rama: Jo!

Faxweb.al