Përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikimin e kokainës që u zbulua mbrëmë në Portin e Durrësit.

Ata kanë deklaruar para agjentëve të Antidrogës se s’kanë asnjë lidhje me lëndën narkotike dhe s’kanë pasur dijeni për praninë e saj në arkat me banane. Kompania pretendon se  grupet kriminale po  përdorin linjën pa dijeninë e tyre dhe se kjo po u shkatërron biznesin.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve me seli në Tiranë.

Policia shoqëroi mbrëmë 3 përfaqësues të kompanisë, si dhe skuadrën e monitorimit të skanerit. Pasi qeni antidrogë zbuloi 33 kg kokainë në kontejnerin që kishte mbërritur tre ditë më parë në Durrës nga Ekuadori. Çuditërisht nga skaneri kontejneri kishte dalë i pastër./abcnews.al/