Home AKTUALITET Kokaina në kutitë e picave, pronarja e makinës me të cilin bëhej...

Kokaina në kutitë e picave, pronarja e makinës me të cilin bëhej transporti ishte një grua. Çfarë thanë ajo dhe babai i saj në prokurori (Dosja e plotë)

14

Fax News ka zbardhur dosjen e plotë të aksionit të ndërmarrë në Tiranë, në zonën e Xhamllikut, ku u kap një sasi kokaine, e cila po shpërndahej përmes kutive të picave.

Për ngjarjen janë arrestuar 5 persona, ndërkohë që një i gjashtë është shpallur në kërkim, po ashtu i dyshuar. Personat e arrestuar janë Altin Gega 28 vjeç, Erjon Prengaj 32 vjeç, Gentjan Kore 47 vjeç dhe Taulant Çoku 34 vjeç nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që policia ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetit tip benz, Gazmir Cani,  26 vjeç, ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë për trafik të lëndëve narkotike, por vetëm për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në dosje jepen detaje dhe për pronësinë e makinës me të cilën po bëhej transporti i picave me kokainë, e cila ishte në emrin e shtetases Lorena Gega. Kjo e fundit është marrë në pyetje nga ana e Policisë dhe ka thënë se makinën nuk e përdorte prej dy vitesh, duke qenë se e kishte lënë në biznesin e të atit, Artan Gega.

Edhe ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka thënë se makina përdorej nga punëtorët e restorantit, në shpërndarjen e ushqimeve, dhe ata nuk kanë qenë në dijeni të transportit të drogës.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ,mbi bazen e materialit kallzues te derguar nga Drejtoria Vendore Policise Trane, ka regjistruar procedimin penal nr.5424/2021 ,perkryerjen e vepres penale te “Prodhimdhe shitje narkotikesh”,te parashikuar nga n.283/2 K.Penal, ne ngarkim te shtetasve Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Coku, dhe “Kundershtim i punonjesve te policise rendit publik”, ne ngarkim te shtetasit Gazmir Cani.

Nga studimi i materialeve te referuara nga policia gjyqesore rezulton se, Me date 27.07.2021, rreth ores 13:00, ne rrugen “Kujtim Laro”, Tirane, eshte pare shtetasi Gentian Kore dhe tre persona te tjere te paidentifikuar qe hynin dhe dilnin nga dyqani i pikes se makinave me qera te shtetasit Gentian Kore. Keto persona ishin me nje makine autoveture, te markes Volvo, me targe DO XC 500. Ne nje moment pasi hyne keto persona ne dyqanin e pikes se dhenies se mjeteve me qira, vjen dhenjemakine tip autoveture, e markes Volsvgen, me targe AA573SO, nga e cila zbret njedjale medy kuti picash ne dore dhe futet ne dyqanin e dhenies se mjeteve me qera te shtetasi Gentian Kore.

Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund te kishte sjelle lenden narkotike, eshte vendosur nderhyrja ne kete ambjent me qellim kapjen ne flagrance te gjithe ketyre personave sebashku me lenden narkotike.

Sapo jemi afruar per te hyre ne dyqanin e pikes per dhenie mjetesh me qera, me jelek me mbishkrim policia, jane larguar me vrap te gjithe personat qe ndodheshin aty dhe konkretisht tek dera e dyqanit eshte bllokuar shtetasi Gentian Kore, pak metra me tutje ku ishte automjeti tip Volvo me targe DO XC 500, jane bllokuar Altin Gega dhe Erjon Prengaj, dhe te hedhur tek dera makines Volvo kemi konstatuar dhe nje telefon Iphone.

Ne drejtimin lindor eshte larguar me vrap djali me kutite e picave dhe shtetasi Taulant Coku i cili ky i fundit eshte bllokuar direkt nga sherbimet e policise. Djali me kutite e picave eshte futur mes pallateve ne rrugen “Gjolek Kokona”, dhe prane nje klinike dentare, ky shtetas ka hedhur poshte nje makine te parkuar dy kutite e picave dhe eshte larguar me vrap dhe ku me gjithe ndjekjen e bere u eshte larguar sherbimeve te policise.

Ne njeren nga kutite e picave eshte gjetur nje pako me leter celefoni transparente, ne forme drejtkendeshi si tulle, brenda te ciles ka material pluhur te ngurtesuar, me ngjyre te bardhe te dyshuar si lende narkotike Kokaine.

Ne momentin e nderhyrjes para dyqanit te pikes se mjeteve eshte pare nje person, duke filmuar me telefon ne dore, ne kete moment nga sherbimet e policise duke mos qene e qarte se cfare po kerkonte ky person. I eshte kerkuar te largohej, por ai ka vazhduar te filmoje duke u afruar me shume dhe eshte bere pengese punonjesve te policise gjate zhvillimit te operacionit.

Ne kete rrethana punonjesit e policise kane bere bllokimin e tij dhe ne moment e kane shtrire ne toke per ta prangosur dhe ka thene se ishte gazetar. Pas paraqitjes se dokumentit (bejxhit), te cilin e ka marre tek makina, eshte identifikuar si gazetar me emrin Ergys Gjencaj dhe eshte lene i lire.

Punonjesit e policise pasi kane nderhyre me momentet e para kane konstatuar nje automjet tip autoveture, te markes Mercedes Benz, me targe AA 909 YE, te cilit i kane bere shenje ndalimi, per ta verifikuar nese personi ne mjet kishte ndonje lidhje me kete ngjarje.

Personi ne mjet ka ndaluar per momentin dhe nuk ka pranuar te dale nga mjeti, me gjithe thirrjet e vazhdueshme si policia, ndalo mjetin, dhe dil nga makina, ka kundershtuar punonjesit e policise dhe duke i dhene gaz makines dhe duke u rrezikuar jet?n punonjesve te policis? dhe ne rrugen Oxhakut, rreth 200-300 metra me tutje, ne ndjekje e siper, ne bashkepunim me sherbimet e policise rrugore, ky mjet eshte ndaluar dhe rezultoi se drejtuesi automjetit quhej Gazmir Rrapush Cani, i datelindjes 09.06.1995.

Veprimet jane kryer ne prezence te ekspertit kriminalist dhe jane shoqeruar me fotografi kriminalistike.

Pasi u be sekuestrimi i lendes se dyshuar narkotike te llojit Kokaine, u be peshimi i lendes se dyshuar narkotike kokaine dhe rezultoi me peshe te pergjithshme1128 (njemije e njeqind e njezet e tete) gram, e cila do te dergohet per ekspertim kimik prane IPSH.

Nga verifikimet e kryera ne sistemin E-Gjoba, ka rezultuar se mjeti tip Volkseagen Foks, me targa AA573SO, eshte ne pronesi te shtetases Lorena Gega, e cila eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale dhe ka deklaruar se ka rreth 2 vjet qe nuk e perdor kete makine dhe se mjeti qendron kryesisht ne restorantin e babait tesaj, shtetasit Artan Gega, ku ky mjeti perdoret nga punetoret e restoranit per sherbime te ndryshme dhe furnizime.

Eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale shtetasi Artan Gega, i cili gjithashtu deklaroi se makina qendron e parkuar afer restorantit, ku merret nga punetoret dhe perdoret per pune te ndryshme si furnizime, dergesa ushqimesh etj.