Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll, 32 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç, 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.