Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur deputetit demokrat Gazment Bardhi, pasi ky i fundit ironizoi deklaratë e saj se do të largojnë presidentin Joe Biden nga posti i tij.

Ajo i thotë Bardhit se ndërkohë që PD çliron “Shtëpinë e Bardhë”, ai mund të hapë një “Log Cabin Albania”.

Hey Gaz Bardhi, ndërkohë që ne çlirojmë Shtëpinë e Bardhë, pse nuk hap “Log Cabin Albania”?

“E di për çfarë flas; ‘gay republicans’ dua të them. Jam gati të të prezantoj me kryetarin e Log Cabin America. E kam mik të mirë dhe është djal i përkryer. Call me”, shkruan Kokalari.

Por çfarë është “Log Cabin”?

Log Cabin Republicans (America) është një parti brenda Partisë Republikane në SHBA, e cila kërkon mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBT.