Home AKTUALITET Kokën e mbështjellë në një qese të zezë dhe 4 plumba në...

Kokën e mbështjellë në një qese të zezë dhe 4 plumba në trup/ Detaje të reja nga ekzekutimi i anëtarit të bandës së Lushnjës

90

Detaje të reja janë bërë pbulike nga ekzekutimi që tronditi Peqinin ditën e sotme. Anëtari i abndës së Lushnjës, Alban Semaku i cili u gjet i vdekur në një cep pranë lumit shkumbin, është ekzekutuar në mënyrë barbare. Në trupin e tij janë gjetur 4 predha plumbash, një në kokë dhe 3 në shpinë të cilat po dyshohet se i përkasin një pistoletë të kalibrit 9mm.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 38-vjeçari ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që më pas i ka dalë nga syri i djathtë. Ndërkohë që kokën ia kishin mbështjellë me një qese të zezë. Paraprakisht dyshohet se viktima ishte marrë peng, torturuar, vrarë dhe më pas hedhur pranë lumit.

Nga ana tjetër drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar edhe njëherë dinamikën e krimit