Një automjet tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit, ndërsa sipas burimeve nga vendngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti, ndërkohë që policia ka nisur hetime