Policia në Kolumbi kapi 130 bretkosa helmuese që trafikoheshin përmes aeroportit të Bogotas. Sipas mediave lokale një grua me origjine nga Brazili po transportonte ne valixhen e saj bretkosat e njohura si bretkosat me shigjete helmuese.Gruaja është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra. Bretkosat janë më të vogla se gishti i madh i njeriut. Ato u gjeten te dehidratuara dhe të shtresuara brenda kutive të vogla filmike. Vlera e një bretkose te tille shkon deri ne 1000 dollarëBraziliania e cila ishte nisur për në Sao Paulo, tha se bretkosat i ishin dhënë si dhuratë nga një komunitet lokal në jug të Kolumbisë..Autoritetet ne Kolumbi thane se gjoba për posedimin e një bretkose të tillë mund të arrijë në (14,300 dollarë).
Gjëndrat e tyre të lëkurës prodhojnë një helm shumë toksik, i cili në të kaluarën është përdorur nga njerëzit indigjenë për të lyer majat e shigjetave që përdornin për gjueti.
Helmi i tyre është mjaft i fortë për të vrarë kafshë të vogla. Kjo specie e rrezikuar është e kërkuar në tregjet ndërkombëtare