Anglia është pa diskutim favoriti kryesorë në Grupin I, një skuadër me një potencial shumë të madh, me emra nga më të rëndësishmit në futbollin europian. Në sfidën e parë kundër San Marino shpërthyen me një fitore të thellë 5-0 por transferta përballë Shqipërisë është më e komplikuar. Për trajnerin Gareth Southgate, kuqezinjtë në sytë e tij janë një ekip i organizuar që udhëhiqet nga një trajner italian me shumë eksperiencë.

“Do të jetë një test i rëndësishëm, kanë një trajner italian me shumë eksperiencë. Luajnë me skemën 3-5-2 dhe do të shikojmë si do të përshtaten ndaj nesh. Ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar, por do të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen”.

Southgate është i informuar mbi gjithçka ka ndodhur në Shqipëri këtë periudhë, edhe problemin e madh që Kombëtarja jonë ka pasur me stadiumin “Air Albania” por trajneri i Anglisë beson se gjithçka është gati.

“Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “Ëembley” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inauguruar”

Që në start, Anglia mori menjëherë kreun e Grupit I ndërsa kjo është një mundësi e mirë për të nisur shkëputjen, çdo rezultat tjetër përveç fitores kundër Shqipërisë do të ishte një hap pas për përfaqësuesen e “tre luanëve”.

Faxweb.al