Kryeministri Edi Rama ditën e sotme fushatën e tij elektorale e shtriu në qytetin e Krujës, ku zhvilloi dhe një vizitë me kamera në ujësjellësin e ri të qytetit.

Për rrëzuar akuzat e ngritura nga PD se uji është i papijshëm, Rama u hodh vetë në aksion me propagandën e tij dhe me një bidon plastik të mbushur në çezëm i dha ujë gjithë ekipit që e shoqëronte.

“Na gjeni një shishe bosh”, tha Rama dhe shkoi e mbushi tek rubineti.

Ishte vetë kryeministri i cili piu më parë, dhe më pas në të njëjtin bidon piu dhe ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe  kryetari I Bashkisë Artur Bushi.

“Maje ta kesh, vendosja dhe tapën dhe çoja Partisë Demokratike”– tha Rama.

Pas kësaj, kryeministri Rama i patrazuar vuri maskën anti-Covid duke respektuar rregullat anti-Covid të cilat I shkeli vetëm 1 sekond më parë.

Pirja ‘buzë më buzë’ në të njëjtin bidon e socialistëve në kohë pandemie shënon një thyerje të protokollit anti-Covid të cilin kryeministri Rama e trumbeton për ta respektuar me të madhe.

Faxweb.al