Thierry Breton, komisioneri evropian i tregut të brendshëm, i cili që nga muaji shkurt është vendosur në krye të task forcës së re të prodhimit të vaksinave, ka prezantuar një prototip të pasaportës së re të vaksinës në BE.

Gjatë një interviste për RTL radio Breton tha se dokumenti që verifikon se udhëtuesi është vaksinuar, rikuperuar nga COVID-19 ose që tregon rezultatet e testimeve do të prezantohet për qytetarët e BE gjatë mesit të muajit qershor. EU Commission solli idenë e krijimit të një Digital Green Certificate për të rikthyer udhëtimin gjatë periudhës së pandemisë për personat e vaksinuar.

Çertifikata do të përfshijë të dhëna si emri, datëlindja, data e lëshimit dhe informacione rreth vaksinës / testit / rikuperimit dhe një identifikues të skanueshëm unik.

Breton komentoi gjithashtu rreth sezonit të ardhshëm veror, duke thënë se pasaporta e vaksinës do të mundësojë një sezon më pranë normales, krahasuar me vitin e kaluar, ku sektori i turizmit shënoi një humbje masive prej €3.8 trilionë. European Tour Operators Association paralajmëroi se vendet e BE dhe zonës Schengen mund të humbasin disa miliarda të tjerë nëse nuk gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për rihapjen e kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme nga KanadajaSHBA dhe Meksika.