Deputetët “akuza” njëri tjetrit

Pas Fierit, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për incineratorët zbarkuan të mërkurën në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Inxhinieri i caktuar nga gjykata për administrimin e inceneratorit u shpreh se pavarësisht se landfilli dhe incineratori ndodhen në të njëjtin ambjent ato funksionojnë si institucione të ndryshme.

Deputeti i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi vijoi me tone të ashpra debatin me anëtarët e tjerë të komisionit e po ashtu nuk ndali akuzat për afera korruptive në këtë impiant.

Më tej Opozita deklaron se ky impiant nuk i ka pastruar mbetjet por e ka shtuar ndotjen për shkak se kontrata nuk ka parashikuar eleminimin e hireve të rrezikshme të incineratorit, gjë që sipas Inxhinierit të firmës nuk është e vërtete.

Pavarësisht inspektimit prej më shumë se 1 orë sërisht anatërt e komisionit nuk arritë të kishin as një komunikim të përbashkët duke u largua pa marrë as përgjigjet për të cilat erdhën.