Komisioni i Ligjeve është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar për kanditaturën për president të Bajram Begajt.
Siç ishte thënë edhe më herët grupi i Enkelejd Alibeajt ka vendosur që ta bojkotoj këtë mbledhje. Ndërkohë që nga pala e opozitës ka marrë pjesë Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Erisa Xhixho e LSI dhe Gledis Çeliku.
Vetëm pak më parë drejtuesja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se rezulton se Begaj i plotëson kushtet për kandidat për president.