Komiteti i Ekspertëve në një konferenc me mediat, ka treguar vendimet që do të merren mbi pandeminë. Një ndër vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e COVID-19 është që do të kufizohet levizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, vendimi hyn në fuqi më datë 11 nëntor 2020.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve
Kufizim i lëvizjeve dhe ndalim i aktiviteteve të bareve e restoranteve pas orën 22:00 si dhe punë nga shtëpia për administratën publike

Prof. Mira Rakacolli: Masat të moderuara, nisin të mërkurën dhe do të zgjasin 3 javë. 09 Tetor- Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19.
Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.  “Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli. Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.