Një rritje e rasteve të lisë së majmunëve në 21 vende jashtë Afrikës, duke përfshirë 78 raste në Britaninë e Madhe, ka ngritur shqetësimin se një shpërthim i rasteve është duke ndodhur.

Por Albert Bourla shefi i Pfizer është shprehur se ka shumë pak gjasa që lia e majmunit të kthehet në një pandemi.

Ne jemi të alarmuar të gjithë pasi po shohim rritje të rasteve, por nuk jam i shqetësuar për momentin. Ne po vëzhgojmë dhe po monitorojmë situatën me shumë kujdes. Duket se ky virusi në këto momente nuk është shumë i transmetueshmë, kështu që është shumë e vështirë që ajo të kthehet në një pandemi dhe tashmë ka një vaksinë që mund të funksionojnë për sëmundjen, por mendoj se tani problemi i vërtetë është ende COVID’ është shprehur Bourla për Skynews.

Kujtomë që Pfizer ishte kompania e parë që zhvilloi vaksinën kundër COVID-19, në partneritet me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech