Qytetarët nuk i përballojnë dot

Kompanitë celulare në vend vijojnë “të rrjepin” qy tetarët përmes tarifave super të larta. Ashtu sikurse ka ndodhur për vite me radhë, ditët e fundit kompanitë kanë rritur sërish kostot e ofertave. Kompanitë që kanë rritur ofertat janë të gjitha ato të cilat operojn në tregun shqiptar.

Qytetarët elbasanas shprehen se për ta është bërë shumë e vështirë që të mund të përballojnë një ofertë mujore pas kushton shumë për të ardhurat që ata kanë.

Një pjesë e mirë e qytetarëve thonë se edhe pse janë të detyruar që ta marrin shërbimin me koston që e ofrojnë kompanitë telefonike në vendet ku ata jetojnë nuk ka as valë telefonike.

Ndërsa në shumë vende të Bashkimit Europian shumë kompani telefonike dhurojnë edhe internet falas për abonentët e tyre nisur edhe nga viti pandemic në të cilin jemi krej e kundërta ndodh në Shqipëri ku kompanitë celulare vijojnë të zhvasin qytetarët , të ardhurat e të cilëve janë shumë herë më të ulta se sa e atyre europian.