Prej dy javësh nuk pastrohen kontenierët

Prej dy javësh banorët e lagjes “Çlirimi” janë duke jetuar me plehrat. Kontenierët e mbetjeve që gjenden këtu sipas asaj që thonë banorët kanë rreth 2 javë që nuk janë pastruar dhe kjo ka bërë që ndotja të jetë kthyer në problema.

 Banorët thonë së ndjehen të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve ndaj kërkojnë që të ndërhyet sa më shpejt për të bërë të mundur pastrimin e lagjes dhe largimin e mbetjeve. Ata thonë se për shkak të frikës nga infeksionet nuk i lejojnë as fëmijët që të dalin të luajnë në sheshet e pallateve.

Pastrimi i kontenierëve mbeten një problem madhor në shumicën e lagjeve në qytetin e Elbasanit. Edhe pse në krahasim me vitet e tjera disa ndryshime kanë ndodhur sërisht, qytetarët kërkojnë më shumë angazhim nga ndërmarrja e shërbimeve publike për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbra.