Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një tryeze me mjekët ka treguar dy zhvillimet më të dhimbshme në vend. Në fjalën e tij, Berisha tha se në Shqipëri po rriten fëmijë për emigracion dhe mjekë për t’u eksportuar jashtë vendit.

Sali Berisha akuzoi qeverinë se ndaj mjekëve ka një qëndrim përçmues dhe mos vlerësues. Sipas tij, me këtë borxh që ka marrë qeveria, rrogat e mjekëve dhe infermierëve duhet të ishin rritur 4 herë.

“Si mjek, si intelektual, si patriot nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendim e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për eksport, për emigracion.

Ndërkohë që në këtë shërbim, pa diskutim të një rëndësie jetike për cdo shoqëri, për shëndetin dhe zhvillimin e saj, largimi i mjekëve përbën një dramë të vërtetë.

Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues dhe mos vlerësues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaj në 9 vite. Cili është ndryshimi? Unë ju them ju se me borxhin që ka marrë kjo qeveri, nga 62.6% të GDP kur e mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë. Por kjo nuk ka qenë axhendë e qeverisë”, tha Berisha.

Berisha dënon komunizmin, por një meritë ia njeh: “Janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës. Ne na ka rastisur në diktaturë në spitalin e burgut ose sillnin të burgosur, gardiani nuk guxonte të futeshe aty ku bëhej vizita

Në spitalin e Traumës, një demonstruesi i rrinin dy te koka dy tek dera. Dy gardian tek koka, dy tek dera. Cfarë tregonte kjo? Kjo tregonte se dhe ata e bënë me urdhra. Disa rregulla i kanë ata, por i bënë me urdhër për të demonstruar në një farë mënyrë dhunë edhe ndaj dhomës ku mjeku kujdesej për të sëmurin.

Kjo është një mosvlerësim që edhe në diktaturë nuk ishte i tillë. Diktatura kishte 1 mijë të zeza, por për mjekun kishte etikë”