Një lajm tronditës vjen nga Spanja, pasi një 32-vjeçare shqiptare ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.