Masat e sigurisë ndaj 8 të arrestuarve për dosjen e sterilizimit, janë firmosur nga ana e gjykatës së Posaçme që prej muajit qershor.
Sipas informacioneve të siguruara mësohet se masat e sigurisë janë firmosur me vendim gjykate që prej qershorit. Ndërsa vetëm ditën e djeshme i janë dërguar policisë së Shtetit për ekzekutimin e tyre. Gjithashtu referuar kësaj çështjeje përveç firmosje, GJKKO i ka lënë edhe disa detyra SPAK per kete çeshtje.
Sipas të dhënave dhe informacioneve Gjykata pasi u njoh me kerkesën e SPAK dhe dosjen, ka kërkuar nga struktura antikorrupsiom hetimin edhe të ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Gjithashtu disa detyra janë dhënë edhe për ish ministrin Shkëlqim Cani, i cili u thirr për tu marr në pyetje pas lëshimit të masave.
Pritet që në ditët në vijim për çështjen dhe në zbatim të detyrave të gjykatës, SPAK të thërras edhe njëherë ish ministrin Beqja.