Prej kohësh përflitej se Arbana Osmani ishte në pritje të një fëmije pasi ishte vënë re fryrja e barkut të saj gjatë prezantimeve të spektaklit Big Brother VIP.
Këtë e ka zbuluar vetë Arbana në nisje të mbrëmjes së sotme duke thënë: Këtë vit, Big Brother VIP e kanë prezantuar dy veta.
Ajo do të bëhet nënë për herë të tretë. Djali i saj Jon erdhi në jetë nga martesa e parë ndërsa djali i dytë nga historia e dashurisë që po jeton me Eduart Grishajn.
Ndërkohë mbetet për tu mësuar se cila është gjinia e fëmijës që do të presin Arbana dhe Eduarti.