Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur konfiskimin e 22 ndërtimeve pa leje në disa qytete të vendit.
Gjatë mbledhjes së sotme, është vendosur konfiskimi 9 ndërtimeve në Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë.
“Qeveria po ecën paralelisht me zbatimin deri në fund të procedurës së konfiskimeve dhe kalimin e plot 97487.556 metrave katrorë të konfiskuara deri tani, në shfrytëzim efiçent për interes publik. Të gjitha këto procedura do të jenë jo vetëm të përpikta në aspektin ligjor, po edhe transparente për publikun. Ne do t’i bëjmë me dije publikut çdo vendimmarrje lidhur me shfrytëzimin e këtyre hapësirave”, bën me dije KKT.
Njoftimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit janë miratuar disa vendime për konfiskim të ndërtimeve të kryera në shkelje të lejes për qëllim fitimi. Ndërtimet e konfiskuara ndodhen: 9 në Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë. Në total që prej nisjes së këtij provesi pas daljes së VKM përkatëse, numri i godinave të konfiskuara ka shkuar në 22 dhe 1 me kontrate premtim-shitje me vlerë 1 euro.
Kontrollet në terren vazhdojnë, ndërkohë që ka hyrë në fuqi VKM-ja që i detyron njësitë vendore apo vetë KKT-në për lejet e veçanta, që të bëjnë kontrolle supervizioni të kantiereve dhe t’i raportojnë çdo 45 ditë. Në këtë mënyrë do të pamundësohet kjo praktikë e paligjshme dhe çdo përgjegjësi do të jetë përfundimisht e qartë, ndërsa investimi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur, ashtu sikurse edhe prona publike e private.
Qeveria po ecën paralelisht me zbatimin deri në fund të procedurës së konfiskimeve dhe kalimin e plot 97487.556 metrave katrorë të konfiskuara deri tani, në shfrytëzim efiçent për interes publik. Të gjitha këto procedura do të jenë jo vetëm të përpikta në aspektin ligjor, po edhe transparente për publikun. Ne do t’i bëjmë me dije publikut çdo vendimmarrje lidhur me shfrytëzimin e këtyre hapësirave.
Vendimet e marra janë të ndryshme për shkak se ligji përcakton shkallë të ndryshme masash, në varësi të tipologjive të shkeljeve dhe të rasteve. Ligji parashikon se subjekti mund të gjobitet dhe të konfiskohet pjesërisht, vetëm kur ka ndërtuar më pak se 10% volume shtesë nga leja e ndërtimit. Kur këto volume janë më shumë se 10%, përveç gjobës masa e konfiskimit është e plotë për të gjithë godinën. Për rastin e prishjeve, në dallim nga konfiskimi, përsëri ligji është shumë i qartë se kur godina prishet dhe kur jo.
Apeli për të gjithë ndërtuesit është të zbatojnë rigorozisht ligjin, ndërsa për qytetarët po punojmë që të gjitha kontrollet e zbatimit të lejeve të jenë edhe online, ku çdo blerës ta ndjekë përmes celularit ecurinë e investimit të tij dhe të mos bjerë viktimë e abuzuesve siç ka ndodhur rëndom në të shkuarën.
Ndërkohë Vendimi Nr.610, datë 22.9.2022 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve” ngarkon mbikqyrësin të njoftojë online brenda 5 ditëve pranë autoriteteve përkatëse, në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe perseri online çdo 45 ditë do te depozitoje raportimin e kryerjes së punimeve.
Pjesë e sistemit në të njëjtën kohë janëe autoritetet përkatëse që kanë lëshuar Lejen e ndërtimit. IKMT si dhe inspektoriatet vendore të mbrojtjes së Territorit