Shkëlqim Bega, 25 vjeç është konkurrenti më i ri në Për’puthen.

Ai dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka humbur që kur ishte fëmijë.

Shkëlqim Bega: Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam.

Vajzat në backstage i kam parë të gjitha, më folën. Sindi më duket vajzë e mirë, serioze. Ledjana më pëlqen se merret me sport. Antonela më pëlqen se vishet me klas. Jasmina është tipi i motorave e makinave, adrenalinë. Sara më duket shumë lozonjare. Aristela duket e edukuar, flet aty ku duhet.

Jam bipolar në shumë gjëra.

Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.

Top Channel