Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri duke u takuar fillimisht me homologun e tij Gramoz Ruçi.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, teksa foli mbi historinë dhe kulturën e përbashkët mes dy vendeve, Sentop njoftoi se së shpejti pritet edhe hapja e Konsullatës turke në Vlorë.
“Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.
Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje.
Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, u shpreh ndër të tjera Sentop.
Pas takimit me Ruçin, kryetari i parlamentit turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Oranews