Në Gjykatën e Elbasanit vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 2 shtetasit rusë dhe një shtetas ukrainas të arrestuar pas incidentit të ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Gjykatësja e seancës është Pajtime Fetahu, ndërsa akuza përfaqësohet nga Kreshnik Ajazi.Në ambientet e gjykatës është parë e pranishme edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Ukrainës në vendin tonë, por që nuk është lejuar që të marrë pjesë në seancë.Në një prononcim për mediat, Svitlana Bogdanova, konsullja e Ukrainës është shprehur se besonte që qytetari I tyre ishte i pafajshëm, “Ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje.Ndërkohë që forca të shumta policie kanë “blinduar” gjykatën e Elbasanit ku po mbahet seanca kundrejt 3 personave të dyshuar si agjentë.