Ende nuk është bërë zëvendësimi I tyre

Edhe pse prej dy ditësh tashmë në bashkinë e Elbasanit ka filluar punën firma e re kontraktuese për menaxhimin e mbetjeve sërisht në shumë lagje të qytetit situata vijon të jetë problematike.  Në lagjën “Emin Matraxhiu” para pak ditësh u hoqën kontenierët e mbetjeve që menaxhoheshin nga firma e mëparshme por sipas banorëe të kësaj lagjjeje prej disa ditësh tashmë nuk është bërë zëvendësimi I tyre me të rinj.

Për shkak të mungesës së kontenierëve banorët janë  detyruar ti hedhin mbetjet  në qendër të lagjes duke e kthyer në një pikë grumbullimi. Ata shprehen se janë të detyruar të veprojnë kështu pasi këtu nuk ka asnjë kontinier mbetjesh.Më shqetësues është fakti se grumbulli i mbeturinave ndodhet fare pranë këndit të lojrave dhe në mes te pallateve ku përvecëse imazhit të keq u duhet të kalojnë cdo ditë aty pranë të frikësuar për shëndetin e tyre .

Burime zyrtare nga inspektoriati I mjedisit në Elbasan bëjne me dije se nga 700 kontenierë që ishin më parë aktualisht në bashkinë e Elbasanit janë vendosur 520 ,ndaj disa lagje ende nuk janë pajisur me të tillë.