Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan

2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë.
Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias Adem Aliaj (Idrizaj) banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.