Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.

Policia bënë me dije se janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

٠1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara

٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

“Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.”- apelon policia.