Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, ka ardhur edhe reagimi i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, e konsideroi si të pavend, duke treguar se nuk i është kërkuar asgjë qeverisë dhe kryeministrit, por KLGJ-së.

Ai tha se se vendimet i merr KLGJ-ja, dhe qeveria ka vetëm faturën financiare që do të duhet për projektin e hartës së re gjyqësore.

“Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Dhomës”, tha Maksim Haxhia