Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore të cilat vazhdojnë ende me alternime.

Trashësia e borës varion nga 5cm deri në 15 cm. Në qytetin e Korçës ka rreth 5 cm bore. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtje dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.

Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Bigllës në rrugën e Doganës Goricë.

Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.

Nga informacioni i dhënë nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit bashkia Korcë, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq së bashku me fshatrat rreth tyre. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defekteve.

Top Channel