Vijojnë të mbeten të izoluar fshatrat Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për tu pastruar.

Si pasojë e temperaturave të ulta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje.

Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Gjatë natës rreshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës nga 3 ditët e fundit vijon të jetë si më poshtë:

Në Dardhë trashësia e dëbores 70 cm. Në Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.

Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura në mënyrë që të krijojna për drejtuesit e mjeteve lehtësira.