Moti i keq që ka pushtuar vendin ka lënë pa drita edhe disa fshatra në Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në 3 ditët e fundit është zhvendosur shtyllën e tensionit të lartë, si rezultat linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh  ndodhet jashtë funksioni.

Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit, në Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.

Brigadat e OSSH, Njësia Tensioni i Lartë ndodhet në terren.