Portugalia ka hyrë sot në fushë pa stres dhe pa presion pasi ishte e kualifikuar.
Përballja ndaj Koresë së Jugut ka qenë sa për statistika, ndonëse për aziatikët ka qenë një ndeshje e rëndësishme pasi mund të tentonte kuialifikimin.
Luzitanët shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë.
Goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të.
Pjesa e dytë ishte pa gola deri në minutat e shtesave dhe e barabartë nga ana e statistikave të përgjithshme, duke veçuar përqindjen e mbajtjes së topit ku padyshim Portugalia dominoi.
Por mrekullia ndodh në minutat e shtesës, ku Korea e Jugut shënon golin e avantazhit në minutën e 91-të me anë të Hee Chan.
Kjo fitore e Koresë së Jugut bëri që ata të rënditen të dytët në grup dhe të kualifikohen për më tej, ku Uruguaji i thotë lamtumirë Katar 2022 pasi u rëndit në vendin e tretë./ h.ll/abcnews.al