Prej qershorit të këtij viti, kam paraqitur në Kuvend një amendim në ligj, i cili vendos rregull në treg. Garanton bujqit për paratë e mallit te tyre”, është shprehur socialisti Erion Braçe.

Deputeti socialist Erion Brace ka identifikuar një tjetër problem që prek me mijëra fermerë dhe kërkon ta zgjidhë përmes një ndryshimi ligjor, por është bllokuar ta realizojë ndryshimin.

“Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muaj e më shumë, nuk ua paguajnë bujqve. Kane blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë. E kanë shitur produktin dhe kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku”, ka theksuar Braçe.

https://fc2dba8a6b746ed872fefeea9b5b339f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlPër ta zgjidhur këtë problematikë Erion Brace nuk nguron të flasë hapur se përse dhe nga kush, bllokohet iniciativa e tij  ligjore, e cila nëse do të miratohej, përfitues janë me mijëra fermerë.

“Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar. 5 javë më parë, propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisione e seancë plenare. Por përseri u bllokua në mënyrë të paligjshme, jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj”.

Përplasja për të cilën flet Erion Braçe, me kreun e grupit kuvendor socialist Taulant Balla është më e vjetër dhe më e thellë se sa bllokimi i nismave ligjore në kuvend. Përplasja mes tyre është më e thellë dhe i ka rrënjët në zonën elektorale. Balla është kreu politik i qarkut të Fierit, ndërsa Braçe deputet i Divjakës. Divergjencat mes tyre u shfaqën në publik në kohën kur do zëvendësohej kreu socialist i arrestuar nga SPAK. Ja çfarë shkruante Braçe në korrik për të zgjedhurin e Ballës në krye të PS:

“Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së këtij kryetari që u emërua sot. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin”.

I zgjedhur në krye të Partisë Socialiste në Lushnjë është Ergest Krakulli, i afërm i një prej emrave më të përfolur për Bandën e Lushnjës, Edmond Bego. Ky i fundit njihet për miqësinë me Taulant Ballën, aq sa kohë më parë deputetë demokratë zbuluan se këta të dy kishin udhëtuar bashkë me dhjetëra herë jashtë Shqipërisë.

Top Channel