Stafi i presidentit korean, Yoon Suk Yeol ka ofruar dorëheqjen masivisht pas vendimit të tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyra presidenciale ka njoftuar se të gjithë sekretarët e lartë të presidentit, si dhe shefi i kabinetit të tij, këshilltari i sigurisë kombëtare dhe drejtori i politikës kombëtare, të gjithë kanë dhënë dorëheqjen këtë mëngjes.
Yoon duhet t’i pranojë këto dorëheqje që ato të hyjnë në fuqi dhe ende nuk është e qartë nëse ai do ta bëjë këtë.
Qindra protestues u mblodhën para Parlamentit duke kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda, teksa Policia ruajti ndërtesën dhe forcat speciale tentuan të hynin.
Gjithashtu, opozita parlamentare e Koresë së Jugut paraqiti një mocion për shkarkimin e Yoon nga posti i presidentit.
Top Channel