Në diskutimet që po bëhen në në Komisionin e Ligjeve për projektligjin e paraqitur nga ministrja për marrëdhënien me parlamentin Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalën e tij edhe deputeti demokrat, Saimir Korreshi.

Projektligji që po diskutohet kërkon të rregullojë funksionimin e Agjensisë për Bashkëqeverisjen. Korreshi tha se gjatë kësaj kohe, pra para se të kërkohej rregullimi i funksionimit të kësaj Agjencie, nuk ishte ndërmarrë asnjë lloj veprimi për persona me precedentë kriminalë dhe shtoi se ligji parashikonte qartë se edhe mos-veprimet ishin vepër penale.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi

Në lidhje me këtë ligj që unë do e quaja si çorape leshi e veshur në behar. Ku është hierarkia e ligjeve këtu. Kjo agjencia a ka operuar ndonjëherë në kundërshtim me ligjet. Deri më tani thoni se keni bërë rreth 43 mijë apo dicka e tillë se nuk e di mirë saktësisht. Tani po me ata të tjerët që nuk janë legalizuar. Ne e kemi një gjykatë Administrative dhe ju do merreni me vendimmarrjen e pushtetit vendor ndërkohë që është rregulluar me ligj se këtë e bën vetë gjykata administrative.

Doni ta hiqni gjykatën administrative sepse e rregulloni edhe këtë me ligj. Pastaj tek ligji parashikoni, shiko do japim ndonjë vërejtje, do ju shkulim veshin edhe do ju nxjerrim përjashta t’u heqim ditën e punës. Tani dimë që ligji parashikon që veprimet dhe mos-veprimet janë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës. Tani kjo agjenci ka çuar ndonjë person përpara ligjit për ndonjë veprimtari kriminale apo vetëm u keni vërshëllyer e u keni thënë shiko se po të merresh me pistoleta nuk të fus më në punë, do të heq.